Kalaja e Beratit
Eshte nje nga monumentet me te bukur, me te medha dhe me te rendesishem te historise dhe kultures shqiptare.
Me formen e saj te spikatur ne trajte trekendeshi ajo ngrihet mbi nje koder te larte 187 m, e cila ndodhet ne bregun e djathte te lumit Osum, duke dominuar luginen e tij.
Ne te kaluaren siguria e kesaj keshtjelle ka qene maksimale, sepse projektuesit e saj e ndertuan pikerisht ne kete koder ku:
- ana jugore bie thike mbi Osum,
- anet lindore dhe perendimore kane pjerresi te madhe
- ndersa ne anen veriore kodra ulet embel drejt qafes se Biftes, duke siguruar komunikimin.
Muret kane nje perimeter prej 1,400m
- brinja lindore e ketij trekendeshi eshte e gjate 620m
- ndersa dy tjerat jane te barabarta dhe jane te gjata 410 m.
Ndryshe nga keshtjellat e tjera kalaja e Beratit ka qene e pajisur me 24 kulla te cilat emertohen sot me emrin turk Tabje se bashku me muret ato i perkasin periudhave te ndryshme te ndertimit qe nisin qysh nga shekulli IV p.l.k dhe perfundojne gjate kohes se sundimit te Ali Pashe Tepelenes (1813-1821).
Kisha e Shen Gjergjit ndodhet ne anen juglindore te kalase se Beratit dhe aktualisht ruan shume pak nga ndertimi i saj origjinal i shek. XVIII. Nje nga deshmite e para qe kemi lidhur me arkitekturen e meparshme te saj, eshte nje imazh fotografik bardhezi nga agjencia LUCe gjate viteve `40 te shekullit te kaluar. Ne te duket se behet fjale per nje kishe tip – manastir, te rrethuar me mure prej guri dhe hyrje kryesore nga perendimi.
Por ne vitet `80 monumenti transformohet ne nje rezidence dhe pike turistike qeveritare, gje qe solli edhe shkaterrimin e pjeses se siperme te kishes, per te ndertuar nje imitim te shtepise karakteristike beratase.
Xhamia e Bardhe ndodhet ne gjendje rrenoje brenda rrethimit te dyte (akropolit) te kalase, ne anen veriore te tij. Strukturat perberese te xhamise ngrihen mbi ndertime me te vjetra mbrojtese te murit rrethues te akropolit.
Ne minare kalohet nepermjet shkalleve helikoidale te ndodhura brenda salles se lutjeve. Nga planimetria dhe forma, mendohet qe xhamia te kete qene mbuluar me çati druri. Persa i perket datimit te xhamise, ka mjaft veshtiresi, pasi mendohet se strukturat aktuale mund t’i perkasin nje rindertimi te mevonshem dhe jo versionit origjinal.
Është ndërtuar në afërsi të mureve të rrethimit të dytë të kalasë, te selia e garnizonit dhe e sundimtarëve, të cilëve dukej se dhe i shërbente.
Eshtë e mbuluar me qemere cilindrike dhe harqe, kurse në qendër me një kësulë sferike, më të lartë se të tjerat të ndërtuara me tulla. Muret janë të ndërtuara me teknikën e kluasonazhit dhe në pjesën e poshtme me mure guri dhe copa tjegullash. Të trija këto teknika të harmonizuara me zhvendosje volumesh arkitektonike të qemereve dhe harqeve, krijojnë mjaftë efekte piktoreske.
Dy kollona me kapitelet brenda kishës, të cilat nuk i përkasin fazës ndërtimore, mendohet se janë prurë dhe janë përdorur në këtë kishë. Ndërtimi i kësaj kishe, sipas gjurmëve, është i shekujve XIII-XIV.
Kisha e Shën Triadhës përbën në vetvete një monument të arrirë me tërë tiparet e arkitekturës bizantine.
Një mbishkrim i cunguar në portën jugore ruan emrin “KirAndronik Paleolog”. Mendohet se është fjala për governatorin e Belagradës, Vlorës dhe Spinaricës, Andronik Paleolog Asenin, vitet 1302-1316.
Kisha e Shen Kollit (shek. XVI)
Kisha e Shen Kollit ndodhet ne krahun perendimor te kalase se Beratit, prane kishes bizantine te Shen Meri Vllahernes. Periudha e ndertimit, sipas mbishkrimit qe gjendet ne murin e brendshem, vendoset ne fund te shek. XVI. Por, nga gjurmet qe jane ende prezente, duket qe monumenti ka pasur nje faze me te hershme te ekzistences se tij.
Planimetria e kishes ka ne perberje te saj tri hapesira kryesore; ne qender ndodhet ambienti kryesor i qarkuar me mure dhe i mbuluar me çati tre-ujeshe, pa tavan, ndersa ne te dy anet zhvillohen dy paraklise, edhe keto te pajisura me absida. Vete ambienti qendror eshte nje ndertim i thjeshte tipik i periudhes pasbizantine, ku mbizoteron muri me breza druri prej gureve te dimensioneve mesatare.
Materiali lidhes i murit eshte prej llaçi – balte, ne te gjithe siperfaqen. Sipas teknikes se kohes, muri perbehet prej dy brezash druri horizontale. Konstruksioni i çatise nga pjeset origjinale konservon ende disa trare, te cilet kane edhe motive te stilizuara ne trupin e tyre.
Kisha e Shen Merise se Vllahernes eshte me e vjetra nder kishat qe ruhen ende sot ne qytetin mesjetar te Beratit.
Kisha shquhet per veshjen e mureve me afresk, ku paraqiten te renditur ne tri radhe, nga poshte – lart, shenjtoret ne permasat reale te trupit te tyre, medalionet e martireve te kishes si edhe skena nga jeta dhe veprimtaria e Krishtit. Siperfaqja e gjendjes ekzistuese te piktures mureale eshte rreth 125 m² dhe ruhet ne nje gjendje te mire konservimi.
Planimetria e kishes ka pesuar shume nderhyrje arkitekturore nga versioni origjinal i shek. XIII. Ne fillimet e saj kisha ka qene e tipit kryq i brendashkruar me kupole mbi tambur, me mbeshtetje te brendshme, tipike e variantit provincial bizantin.
Gjate fazes se dyte, ne gjysmen e dyte te shek. XVI, kisha rindertohet ne variantin e sotem, me çati dyujeshe, pa tavan. Ndersa ne vitin 1578 ripikturohet nga Nikolla, biri i Onufrit, siç del edhe nga mbishkrimi ne greqishten bizantine me shkronja te zeza, qe ruhet ende mbi deren qe lidh narteksin me naosin.
Muzeu Kombetar Ikonografik Onufri
eshte nje muze kombetar kushtuar artit dhe ikonografise bizantine.
Muzeu ndodhet brenda kishes se Fjetjes se Shen Merise ne lagjen e kalase se Beratit. Muzeu u emerua per te nderuar Onufrin, kryemjeshtrin e piktures shqiptare te shekullit te 16-te, i cili ka krijuar nje trashegimi te pasur te krijimtarise ikonografike.
Ne muze jane ekspozuar 173 objekte te zgjedhura mes 1500 objekteve qe i perkasin themeleve te kishave dhe manastireve shqiptare si dhe te Beratit.
Pasi kalon permes ambjentit hyjnor te Kishes, te shfaqet Muzeu Onufri, i cili, i ndertuar ne vitin 1986, le gjurmen e tij te kuqerremte tek vizitori.